Zemaj konfirmon se qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës së Preshevës, nuk do t’u kërkohet testi negativ për COVID-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.

Këtë lajm Zemaj e ka bërë nëpërmjet një statusi në Facebook. Ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19. Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!” – ka shkruar Zemaj në Facebook.

Reklama e sponzorizuar