Ambasadori i ri gjerman arrin në Kosovë, sot i dorëzon letrat kredenciale

Ka arritur në Kosovë ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i ri ka njoftuar se sot do t’i dorëzojë kredencialet e tij.

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë. E falenderoj Christian Heldt për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe mezi pres të ju takojë të gjithëve këtu. I juaji Jorn Rohde”, ka shkruar ai në Twitter./Express/

Reklama e sponzorizuar