Një milion persona humbin vendet e punës për shkak të COVID-19 në Spanjë

Instituti spanjoll i Statistikave njofton se për shkak të ndikimit negativ që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në ekonomi, në çerekun e dytë të vitit 1 milion persona kanë humbur vendet e punës.

Sipas institutit, në çerekun e dytë që përfshin muajt prill-qershor, në krahasim me çerekun e parë numri i të papunëve është rritur me 1.6 për qind, përcjell Telegrafi.

Sektori më i prekur nga COVID-19 në Spanjë është turizmi, ndërsa parashikohet një humbje prej mbi 80 miliardë dollarë në vitin 2020.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria e Spanjës parashikon se papunësia në fund të vitit do të jetë 19 për qind ndërsa Banka Qendrore e Spanjës paralajmëroi se varësisht nga zhvillimet e COVID-19 ky numër mund të rritet deri në 24.7 për qind.

Gjatë periudhës 2008-2016 kur ndodhi kriza e madhe ekonomike në Spanjë, në vitin 2013 niveli i papunësisë ishte 26 për qind.

Aktualisht, në Spanjë numri i të infektuarve me COVID-19 në Spanjë është rreth 330 mijë me mbi 28 mijë të vdekur.