Ambasadori italian i bën thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin mësim nga Italia

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zbatojnë masat për luftimin e pandemisë COVID-19 dhe të marrin mësim nga rasti i Italisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se derisa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kosovë, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve po e mohojnë virusin apo po e shohin të parrezikshëm.

“Përderisa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruajeni distancën. Lani duart”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Reklama e sponzorizuar