Sot dy seanca, një vazhdon dhe një e re për pandeminë dhe për vlerat e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet në orën 10.30. Fillimisht do të vazhdojë seanca e kaluar, ku do të votohet për propozim-rezolutat dhe rekomandimet, ndërsa prej orës 11:00, është paraparë nisja e një seancë të re.

Seanca e re do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Pas kësaj, do të vazhdohet me zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës, zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe shqyrtimin e Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.