A e dini në cilin shtet të BE-së Kosova eksporton më së shumti produkte?

Të dhënat e fundit për muajin qershor 2020 tregojnë se Gjermania është vendi ku prodhuesit kosovarë eksportojnë më së shumti produkte.

Prej 18 milionë eurove sa ishte vlera e eksportit në vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania merr pjesë me 4.1 milionë euro, duke e zënë vendin e parë.

Pas Gjermanisë, prodhuesit kosovarë më së shumti produkte eksportuan në Itali me një vlerë prej 2.9 milionë euro, e pasuar nga Britania e Madhe me 1.7 milionë euro, Suedia – 1.2 milionë euro, e kështu me radhë. /Buletini Ekonomik/