Disa qytetarë njoftohen se janë përfitues të 130 eurove asistencë nga Ministria, por s’iu del e vërtetë

Masa me numër 8 që u mor nga Qeveria Kurti parashihte një pagesë e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës emergjente të krijuar nga pandemia.

Por, tek tash ka filluar që Ministria e Financave të lëshojë këto para të kësaj Pako Emergjente, njofton Klan Kosova.

Disa qytetarë kanë pranuar një mesazh në telefon ku njoftonte se janë përfitues të kësaj asistence prej 130 eurosh, por iu doli jo e vërtetë.

Reklama e sponzorizuar

Ata që pranuan këtë mesazh shkuan para postës dhe pritën në radhë të gjata për të marrë këto para, por pa vonuar shumë iu vjen mesazhi tjetër se ai parapraku ka qenë gabim teknik.

Qytetarët kanë dërguar këto SMS edhe në kutinë e mesazheve të klankosova.tv ku janë ankuar për një gjë të tillë duke thënë se sot rrezikuan shëndetin për gabimin teknik të Ministrisë së Financave.

Shqetësimin e tyre e ka ngritur edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që këtë gjë e quajti skandal të Qeverisë së Kosovës.

“Skandalet e Qeverise dhe loja me qytetare nuk kane te ndalur. Kete e deshmojne me se miri keta sms. Qytetaret presin me ore te tera para pikave te postes pas lajmrimit me sms qe jane perfitues te pakos ku me ne fund do ti marrin ndihme nga shteti. Kur ju vjen radha pas pritjes se gjate kthehen bosh sepse nuk i gjejne ne listat perfituese dhe nuk vonon shume nje dite pas vjen mesazhi tjeter. Ku thot se gjoja sms i pare ka qene gabim. Kjo është me teper se skandal”.

Shumë qytetarë kanë pritur me muaj të tërë ekzekutimin e kësaj pako.