Aeroporti i Stambollit, i pari që merr akreditimin shëndetësor global

Aeroporti i Stambollit sot u bë i pari në gjithë botën që mori një akreditimin e ri shëndetësor nga Këshilli i Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).

“Ne e përgëzojmë Stambollin që është aeroporti i parë që do të akreditohet përmes programit tonë të ri të Akreditimit Shëndetësor në Aeroport, i cili tregon se ato janë të përqendruara në shëndetin dhe mirëqenien e udhëtarëve, stafit dhe publikut”, tha drejtori i përgjithshëm i ACI-së, Luis Felipe de Oliveira, në një deklaratë nga këshilli.

De Oliveira theksoi se industria e linjave ajrore është përshtatur shpejt me realitetet e reja të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke prezantuar rregulla të reja të bazuara në protokolle të qëndrueshme globalisht.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo do të jetë thelbësore, pasi industria jonë fillon të ristartojë dhe më pas të përgatitet për të mbështetur operacione të vazhdueshme, duke siguruar për pasagjerët dhe punonjësit standarde të larta të njohura globalisht për shëndetin dhe higjenën, të cilat do të ndihmojnë për të rikthyer besimin e publikut në udhëtimet ajrore”, tha de Oliviera.

Programi i Akreditimit Shëndetësor në Aeroport ndihmon aeroportet duke vlerësuar masat dhe procedurat e reja shëndetësore të prezantuara si rezultat i pandemisë COVID-19.

Ai vëzhgon pastrimin dhe dezinfektimin, distancën fizike, mbrojtjen e personelit, paraqitjen fizike, komunikimin e pasagjerëve dhe objektet e pasagjerëve.

Kadri Samsunlu, drejtor ekzekutiv i operatorit IGA të Aeroportit të Stambollit, tha se certifikata është e rëndësishme për të siguruar që industria e aviacionit është në pozicionin më të mirë të mundshëm për të mbështetur një rikuperim të fortë në të ardhmen e afërt.

Akreditimi është dëshmi që tregon gatishmëri më të madhe për të ndërtuar besimin e pasagjerëve, shtoi Samsunlu.

“Duke marrë parasysh që Aeroporti i Stambollit është qendra globale në botë, dhënia e certifikatës së ‘Akreditimit Shëndetësor në Aeroport’ është gjithashtu dëshmi se masat tona janë të gjitha me standarde ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Olivier Jankovec, drejtori i përgjithshëm i ACI-së për Evropën, tha: “Na bën krenarë të shohim se aeroporti i parë që u akreditua është evropian, duke reflektuar adoptimin e përqendrimit të ri për pasagjerin e shqetësuar për shëndetin, midis aeroporteve në gjithë rajonin tonë”.

Issues emerge at Istanbul's new airport – Business Traveller