Shefi i Apple, Tim Cook ka hyrë në klubin e miliarderëve

Drejtori i Përgjithshëm i Apple-t, Tim Cook është bashkuar me klubin e miliarderëve gjersa vlera e aksioneve të kompanisë po vazhdon të rriten.

Vlera e tregut të Apple është në rritje pas rezultateve të forta dhe perspektivave optimiste për gjigantët e teknologjisë, raporton BBC.

Cook personalisht zotëron 847.969 aksione dhe vetëm vitin e kaluar fitoi 125 milionë dollarë si pjesë e paketës së tij të pagave.

Reklama e sponzorizuar

Javën e kaluar, pasuria personale e themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg arriti në 100 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Kompanitë e teknologjisë, përfshirë Applen, Facebookun dhe Amazonin, regjistruan rritje të fitimeve gjatë pandemisë së coronavirusit.

Apple tani po i afrohet një momenti historik në të cilin duhet të bëhet kompania e parë që vlerësohet me dy trilion dollarë. Dy vjet më parë, ajo u bë ndërmarrja e parë me një trilion dollarë.

Cook mori përsipër menaxhimin e Applet nga themeluesi i kompanisë, Steve Jobs, i cili ndërroi jetë nëntë vjet më parë. /Telegrafi/