Në Spitalin e Pejës, 15 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 62 pacientë me COVID-19, prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit të Spitalit të Pejës, 39 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa janë shëruar dy pacientë në 24 orët e fundit.

Nga personeli mjekësorë janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtorë nga stafi jo-mjekësorë.

Reklama e sponzorizuar