Paraburgim njëmuajsh ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq. 

Baliqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet për sulm seksual, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë. Vendimi, i marrë të premtën, është bërë i ditur përmes një njoftimi të hënën.

Baliq dyshohet se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht nënën e një pacienteje.