Rreth 70% e familjeve kosovare nuk mund ta përballojnë një javë pushimi larg shtëpisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018”

Sipas këtij raporti, vetëm 30.5% e ekonomive familjare në Kosovë mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit.

Ndërsa 69.5% e ekonomive familjare nuk mund ta përballojë këtë shpenzim. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar