Fondi Sovran i Norvegjisë humb 21 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2020

Fondi Sovran i Norvegjisë prej 1.15 trilionë dollarë deklaroi një humbje prej 21.27 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2020, pasi  vlera e aksioneve dhe pronave të patundshme ra gjatë pandemisë së Covid-19.

Rënia vjen pas të ardhurave rekord në vitin 2019, ku fondi u rrit me 180 miliardë dollarë ndërsa tregjet globale të aksioneve u rritën.

“Edhe pse tregjet u rikuperuan mirë në tremujorin e dytë, ne ende jemi dëshmitarë të një pasigurie të konsiderueshme,” tha nënkryetari ekzekutiv i fondit, Trond Grande.

Fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë mban aksione në rreth 9,200 kompani globalisht, duke zotëruar 1.5% të të gjitha aksioneve të listuara. Investon gjithashtu në bono dhe pasuri të paluajtshme.

Portofoli i përgjithshëm pati një kthim negativ prej 3.4%, me një rënie prej 6.8% në tregun e aksioneve dhe minus 1.6% për pasuritë e paluajtshme, ndërsa vlera e pronave me të ardhura fikse u rrit me 5.1% pasi u ulën normat e interesit.

“Kthimi i përgjithshëm i fondit ishte 11 pikë bazë më i ulët se kthimi në indeksin e vlerësimit,” sipas Menaxhimit të Investimeve në Bankën Norges, e cili administron fondin për bankën qendrore.

Kompanitë e naftës ishin performuesit më të dobët, me aksionet e tyre në rënie me 33.1% për shkak të çmimit të ulët të naftës bruto, ndërsa firmat e teknologjisë patën zhvillim më të fortë, duke fituar 14.2 për qind.

Në nivelin e kompanisë, firmat e teknologjisë Amazon Inc (AMZN.O), Microsoft Corp (MSFT.O) dhe Apple Inc (AAPL.O) kontribuan më së shumti, ndërsa firma e naftës Royal Dutch Shell (RDSa.L) dhe bankat HSBC Holdings (HSBA.L) dhe JP Morgan Chase (JPM.N) performuan më keq.

Fondi, i cili kursen të ardhura nga industria e naftës dhe gazit, vlen trefishi i Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor të Norvegjisë dhe kthimet e tij janë thelbësore për financat publike të vendit.

Vlera e saj e përgjithshme tani është e barabartë me rreth 214 mijë dollarë për çdo person në Norvegji.

Qeveria Norvegjeze tërhoqi 167 miliardë kurora nga fondi në gjashtë muajt e parë të vitit, për të mbështetur ekonominë e brendashme në mes të pandemisë. /Reuters/