Hoti: Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike drejt implementimit

Kryeministri Avdullah Hoti në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime theksoi se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike do të implementohet, me përfshirjen e plotë të këtij këshilli.

“Kjo është mbledhja e parë ku do t’i trajtojmë disa çështje. Ky takim vjen si vazhdimësi e konsultimeve të rregullta që Qeveria ka pas me partnerët e përfshirë në Këshill Ekonomik. Ne si qeveri e kemi si pjesë të programit pakon e masave të rimëkëmbjes ekonomike dhe me rishikim të buxhetit e kemi krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Tash në periudha afatshkurtër do të punojmë bashkë me ju që të implementojmë këtë pako për rimëkëmbje ekonomike. Dëshiroj te ju garantoj se do jeni të përfshirë në zbatimin në praktikë të pakos ekonomike”, tha Hoti në këtë takim.

Me këtë rast ai falënderoi BERZH-in që po e ndihmon këtë proces.

Reklama e sponzorizuar

“Dëshiroj të falënderoj zyrën e BERZH-it për ndihmën që po na jep. Do të vazhdojmë përmes këtij këshilli, do vazhdojmë punën e mirë që është bërë edhe në të kaluarën në mënyrë që të harmonizohen organet shtetërore në sektorin privat me partnerët e tjerë”, theksoi ai. /Koha/