Rruga Matiçan-Butovc-Kolovicë u shtrua vitin e kaluar, tash duket si para dekadash

Një nga investimet më të mëdha të pasluftës në vendin tonë, ka qenë pikërisht infrastruktura rrugore.

Thuajse të gjitha fshatrat tashmë janë lidhur më asfalt, ndërsa janë dhënë miliona tendera për autostrada.

Por, siç shkruan RTK, shpesh cilësia e këtyre autostradave e rrugëve është vënë në dyshim.

E një nga rrugët që u shtrua pikërisht vitin e kaluar, është edhe ajo Matiçan – Butovc- Kolovicë.

Por, siç po shihni nga këto fotografi, pa u bërë një vit, asfalti është shkatërruar, madje thuajse është bërë krejtësisht i pakalueshëm.