Kolona të mëdha rrugës për në Shqipëri

Pavarësisht rrezikut nga pandemia dhe shkallës së lartë të mundësisë për infektim, kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar rrugën drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.

Në mëngjesin e sotëm janë parë një numër i madh i qytetarëve dhe automjeteve që hynë në Shqipëri përmes kalimit kufitar në Morinë.

Në disa fotografi të publikuara, pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit.

Aty shihet se është krijuar një kolonë e gjatë nga numri i madh i automjeteve që kosovarët ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet.