Policia e Kosovës tani me radar me fotografi në autostradë

Për të parandaluar aksidentet dhe për të identifikuar shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës ka filluar të përdorë edhe radarin me fotografi.

Policia ka publikuar fotografi nga një aksion në Veternik, përmes të cilës shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

Aty shihet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ishte duke e moniturur këtë aktivitet policor.