A e dini çka eksporton Kosova më së shumti?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat rreth tregtisë së jashtme për muajin korrik 2020, përcjell Buletini Ekonomik.

Eksporti i mallrave në muajin korrik kishte vlerën 42,6 milionë euro, ndërsa importi 306,3 milion euro, pra një rritje prej 5.4 për qind për eksport si dhe një rënie prej 9.1 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Por cilat produkte i dominojnë eksportët e Kosovës?

Reklama e sponzorizuar

Në bazë të statistikave del se Kosova më së shumti eksporton metale dhe artikuj prej tyre.

“32.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.2% plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (9.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.4%) produkte bimore, (4.8%) produktet minerale, (3.8%) tekstili dhe artikujt prej tekstili, etj”, thuhet në raportin e ASK-së “Tregtia e Jashtme e Mallrave-Korrik 2020”. /Buletini Ekonomik/