Shqyrtohen mundësitë e heqjes së disa kufizimeve për bizneset

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë̈ e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast ministri Veliu.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.