Fillon rritja e aksioneve në tregjet evropiane

Tregjet evropiane i janë larguar këtë të hënë niveleve rekord dy-javore në një kohë që shenja të ndjeshme progresi me zhvillimin e trajtimeve kundër COVID-19 po dalin në pah.

Indeksi Stoxx600 u rrit më 1.3 për qind në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, duke ndjekur kështu fitimet e tregjeve aziatike.

Tregjet aziatike ndërkohë, reflektuan optimizmin e autoriteteve amerikane në lidhje me trajtimin me plazmë si kurën më të mirë ndaj infeksionit që shkaktohet nga virusi COVID-19.

Rritja e tregjeve evropiane ndërkohë udhëhiqet nga kompanitë që operojnë kryesisht në fushën e teknologjisë, minierave dhe industrinë kimike, në rritje me mbi 1.5 për qind.

Aksionet e AstraZeneca u rritën me 2.1 për qind menjëherë pasi “Financial Times” raportonte se administrata e Donald Trump po merr në konsideratë të përshpejtojë vaksinën që po prodhohet nga kjo kompani.