SHBA-ja ndihmon Kosovën me 50 respiratorë

Nursing students with medical equipment A18

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë.

Sipas njoftimit të ambasadës, respiratorët janë nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

“Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësisht të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetë”, tha ambasadori Philip Kosnett, përcjell komunikata.

Pos respiratorëve, në njoftim thuhet se USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe të tjera.