Tetë të vdekur e 136 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë raste të vdekjes dhe 136 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike të martën.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 488, kurse i të prekurve në 12.683.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 131 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.788.

Reklama e sponzorizuar

Raste aktive janë 3.407.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51, komuna Podujevë 10, komuna Fushë-Kosovë 9, komuna Ferizaj 7, komuna Gjilan 7, komuna Mitrovicë 7, komuna Vushtrri 6, komuna Pejë 5, komuna Skenderaj 5, komuna Drenas 4, komuna Malishevë 4, komuna Gjakovë 3, komuna Klinë 3, komuna Kamenicë 2, komuna Kaçanik 2, komuna Lipjan 2, komuna Prizren 2, komuna Obiliq 2 dhe nga një rast në komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Image