Ministri Kuçi i kërkon Telekomit dokumente për të parë gjendjen e ndërmarrjes

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës që t’i ofrojë dokumente për të treguar gjendjen e kësaj ndërmarrjeje publike. Këtë e ka bërë në punëtorinë për “rimëkëmbjen e Telekomit”.

Kërkesa e Kuçit ka ardhur pas bllokimit të llogarive të Telekomit dhe zhbllokimit të tyre më pas, si pasojë e kontestit me “Z-Mobile”. Kërkesa e tij ishte bërë kohë më parë, dhe punëtoria ishte mbajtur me atë qëllim. Tani MEA ka kërkuar që dokumentet të dalin sa më shpejtë.

“Besoj që të arrihet qëllimi i kësaj punëtorie, që përpos diskutimeve të kemi dokumentet që do të përfshijë Planin e Biznesit, Planin e Veprimit për Rimëkëmbje të Telekomit dhe Planin për Amortizim të borxheve. Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë më tej për këtë ndërmarrje”, ka thënë ndër të tjera Kuçi bëhet e ditur në një komunikatë për media të MEA-së.

Më 15 korrik i ishin bllokuar llogaritë Telekomit të Kosovës nga një përmbarues privat, ndërsa ishin zhbllokuar dy javë më pas.