Sindikatat gjemane propozojnë 4 ditë pune në javë

Me një mesatare prej 34.2 orë pune në javë, Gjermania, është vendi me më së paku orë pune në Evropë.

Megjithëkëtë, ka zëra në Gjermani që kërkojnë që të ketë reduktim edhe më të madh të ditëve të punës.

Sindikata më e madhe e vendit, IG Metall, ka propozuar katër ditë pune në javë, për të shpëtuar vendet e punës në industrinë e automobilave. Problemet me pandeminë kanë shtuar presionin në këtë sektor.

Reklama e sponzorizuar

Kreu i Unionit Jörg Hofmann i tha gazetës Süddeutsche Zeitung se sindikata po punon me bizneset që ta miratojnë këtë model – pra 4 ditë pune në javë.

Hofmann thotë se pagesa nuk duhet të zvogëlohet në përputhje me orët, pasi punëtorët nuk do të ishin në gjendje ta përballojnë këtë ndryshim.

Por a do ta bëjë Gjermania ndryshimin?

Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të Gjermanisë është e punësuar në industrinë e makinave, e cila po lufton me tranzicionin drejt kalimit në teknologjinë e avancuar. Andaj IG Metall argumenton se shkurtimi i orarit mund të jetë një mënyrë për t’i ruajtur vendet e punës për shumë profesionistë të kësaj lëmie.

Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, nuk është kundër kësaj ideje. Por me një kuusht: Nëse bizneset do të ishin dakord që të rritej paga e punëtorëve për orët e shkurtuara.Ka edhe të tjerë që janë kundër.

Drejtori i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, e cila përfaqëson 70% të fuqisë punëtore në Gjermani, i tha The Times: “Një javë me katër ditë pune dhe me rritje të pagave për punëtorët, do ta përkeqësonte situatën edhe më shumë”.

Por ideja për një javë me më pak ditë pune ka nisur shumë më herët dhe tashmë ka avokues të profilit të lartë.Vitin e kaluar, kompania Microsoft në Japoni njoftoi se shitjet ishin rritur gati 40% gjatë një eksperimenti ku punëtorët përfituan nga një fundjavë tre-ditore me pagë të plotë. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka dhënë idenë e një ditë pune me gjashtë orë. Ata që janë pro kësja ideje në përgjithësi thonë se nga kjo do të rritej produktiviteti në punë dhe do të ndihmonte me shëndetin mendor të punëtorëve.

Marrë nga: World Economic Forum

Përktheu: Buletini Ekonomik