Qeveria ua zgjeron kompetencat inspektorëve

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se Projektligji përkufizon Inspektoratin e Punës, si organi i pavarur dhe ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mandat që të mbikëqyrë dispozitat ligjore nga marrëdhënia e punës.

Çështjet kryesore të trajtuara në Projektligj janë: Mandati i Inspektoratit të Punës; Strukturën organizative; Statusin e të punësuarve duke përfshirë kushtet dhe kriteret profesionale; Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv; Kompetencat e inspektorëve të punës; Procedurën e inspektimeve duke përfshirën dhe llojet e inspektimeve; Parandalimin e konfliktit të interesit; Të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit gjatë inspektimit; Hetimet e aksidenteve në punë; Gjobat; Procedurat administrative dhe ato kundërvajtjes; Buxhetin e Inspektoratit të Punës; Ndërlidhjen ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë.

Gjithashtu katër rregullore që do të rregullojnë mënyrën, funksionimin e ndërmarrjeve sociale në Republikën e Kosovës kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Para kabinetit qeveritar ato i ka prezantuar ministri Reçica, raporton EO.

  • Rregullorja për procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, e cila përcakton kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë subjektet juridike për t’u regjistruar në ndonjërën nga format ligjore për të ushtruar veprimtarinë si ndërmarrje sociale;
  • Rregullorja për procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raportet financiare e cila do të rregullojë kriteret dhe përmbajtjen e raportimit të ndërmarrjeve sociale;
  • Rregullorja për procedurën e marrjes, refuzimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale si dhe përbërjen e komisionit që do të përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë personat juridik për marrjen statusit të Ndërmarrjes Sociale si dhe organizimin dhe funksionimin e komisioneve të cilat do të vendosin për dhënien, refuzimin e statusit si dhe procedurat e ankimimit si dhe
  • Rregullorja për strukturat përgjegjëse të monitorimit, kontrollit dhe procedurat për gjoba dhe ankesa të ndërmarrjeve sociale.