Si të shmanget mbingarkesa me borxh?

Çka është mbi-borxhi/mbingarkesa me borxh? Themi se njerëzit e kanë tejkaluar borxhin, kur ata nuk janë në gjendje të shlyejnë borxhet e tyre në kohë dhe në përputhje me marrëveshjet.

Si të shmanget mbingarkesa me borxh?

1) Lexojeni kontratën për kredi. Kushtoni kujdes shumës, afatit të shlyerjes, komisioneve, normës së kredisë, pjesëve që kanë të bëjnë me penalizime.

2) Filloni me kredi të vogla.

3) Bisedoni me bankierin para se të lidhni kontratë për kredi, që të jeni të sigurt se ajo kredi është në të vërtetë për ju.

4) Duhet të jeni të sinqertë me bankierin – në të kundërtën mund të merrni kredi të cilën nuk do të mund ta ktheni.

5) Shfrytëzoni kredinë për atë qëllim për të cilin është marrë.

6) Mos e paguani kredinë e tanishme me kredi të reja.

7) Mos huazoni nga burime joformale (fajdexhinjë).

8) Tregoni institucionit tuaj financiar në qoftë se mendoni se do të keni probleme me shlyerjen.

9) Mos lejoni që dikush tjetër të bëj marrëveshje për kredinë tuaj.

10) Mos e ndani kredinë tuaj me persona të tjerë. Nëse ata refuzojnë që ta paguajnë, ju do jeni përgjegjës për tërë shumën.

11) Mos u mbështetni tek garantuesit, mbështetuni tek aftësia juaj për ta shlyer kredinë.

12) Mos u bëni garantues të dikujt që nuk e njihni mirë – ju do jeni përgjegjës nëse ata s’do të mund ta kthejnë kredinë.

13) Nëse ndjeni se keni qenë të dëmtuar nga ana e institucionit financiar, keni të drejtë të iniconi procedura të caktuara të ankimit. /Buletini Ekonomik/

Burimi: BQK

Lini një koment!