VentureUP trajnon falas studentët në profile specifike

0
3

Qendra e Ndërmarrësisë VentureUP përmes një thirrje publike ka ftuar të gjitha bizneset në Kosovë që t’i drejtohen kësaj qendre për të angazhuar praktikantë në profile specifike.

VentureUP, me ndihmën e trajnerëve më eminent, deri më tani ka trajnuar mbi 2000 studentë të Universitetit të Prishtinës në trajnimet e dizajnuara në bazë të kërkesave të sektorit privat por edhe më gjerë.

Disa nga profilet janë: Social Media Management; Marketing & Sales; Python; Ëeb Design; Graphic Design; Accounting anf Finance; Java; Cyber Security; Search Marketing; Business Planning.

“Kështu që, ftohen të gjitha kompanitë dhe institucionet tjera që janë të interesuara për të angazhuar praktikantë në fushat e cekura, të na kontaktoni në info@venture-up.org”, thuhet në njoftimin e VetureUP.

VentureUP është qendër e ndërmarrësisë dhe funksionon edhe si inkubator për bizneset e reja. Shërben si urë lidhëse ndërmjet arsimit dhe tregut të punës për mbi 50,000 të rinj kosovarë. /Buletini Ekonomik/