Mustafa u premton përkrahje fermerëve dhe bujqëve

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, bashk me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahirin kanë vizituar fermerët dhe bujqit e kësaj komune, të cilët janë dëmtuar nga reshjet e fundit të muajit gusht.

Tahiri bëri të ditur se dëmet që janë shkaktuar janë shumë të medha dhe arrijnë shumën e 900 mijë eurove.

Ndërsa Mustafa ka thënë se MB-ja ka ndar një fond emergjent në vlerë të 3.1 milionë eurosh për tu dal në ndihmë banorvëe në gjithë Kosovën që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut.

Mustafa u ka premtuar fermerëve dhe bujqëve se ministria do tu ndihmojë pjesërisht me aq sa kanë kapacitet që ta kalojnë këtë gjendje dhe t’i përballojnë humbjet.

Derisa edhe Tahiri ka bërë të ditur se Komuna e Vushtrrië do të ndaj 110 mijë euro ndihmë për këta banorë të dëmtuar.

Lini një koment!