Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë për regjistrim të bizneseve

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në mënyrë virtuale është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare dhe Agjencisë për Regjistrat Ligjor, Publik dhe Shërbimet Përkatëse të Sllovenisë.

Memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e regjistrimit, ndryshimit dhe shuarjes së bizneseve duke konsistuar në fushën e teknologjisë më të re dhe më të avancuar për regjistrimin e bizneseve.

“Ky memorandum ka për qëllim angazhimin për të promovuar bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse të Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për të përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të regjistrimit të bizneseve për të garantuar administrim të duhur në mbrojtjen dhe përdorimin e të drejtave procedurale”, ka thënë drejtoresha e ARBK-së, Nexhmie Selimi.

Reklama e sponzorizuar