Policia e Kosovës ndalon kamionin e ngarkuar me 4.2 ton speca

Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit në Leposaviq kanë ndaluar një kamion të cilin kishte qenë duke e drejtuar një serb dhe pasagjeri i të njëjtës shtetësi.

Në kamion të dyshuarit kishin pas të ngarkuar 4.2 ton speca me të cilët kishin bërë tregti të ndaluar.

Kamioni së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, rasti vazhdon të hetohet.

Leposaviq 01.09.2020 – 23:20. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar një kamion të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri i dyshuari mashkull shtetas i  Serbisë. Në kamion të dyshuarit kishin pas të ngarkuar 4.2 ton speca me të cilët kishin bërë tregti të ndaluar. Kamioni së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Lini një koment!