Sa fituan kompanitë e sigurimit gjatë pandemisë?

Gjatë gjysmës së parë të vitit të gjitha kompanitë e sigurimit në vend kanë krijuar profit neto rreth 5 milionë eurosh. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, fitimi i tyre është u rrit mbi 7 milionë euro.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se të hyrat e këtyre kompanive kanë qenë 40.2 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Për sa i përket shpenzimeve, 16.5 milionë euro janë dëmet e ndodhura, ku përqindja e pagesës së tyre është 51.5 për qind.

Vlera e dëmeve të paguara për këtë periudhë është 23.4 milionë euro, ku 14 milionë euro janë për palën e tretë.

Kompanitë e sigurimit, në raportin e BQK-së, tregojnë se kanë 208.6 milionë euro asete, prej të cilave pjesa më e madhe është e sigurimeve jo-jetë, apo 190.1 milionë euro.

Raporti tregon se, vlera e primeve të shkruara është 45.4 milionë euro, nga të cilat sigurimet e palës së tretë janë 24.5 milionë euro.

Raporti i kompanive të sigurimit, korrik 2020 | Burimi: BQK

Deri pak para shpalljes së pandemisë COVID-19, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë ishte rreth 150 mijë.

Ndërsa, dëmet financiare të shkaktuara nga kompensimi për aksidentet për këto automjete që nga viti 2000 janë 44 milionë euro.

Lini një koment!