Cili është vendi më i mirë në botë për të krijuar një familje?

Koronavirusi ka vënë në qendër të vëmendjes se sa e vështirë është të rritësh fëmijë dhe të bësh karrierë njëkohësisht.

Sipas hulumtimeve të reja të përpiluara nga blogerët Asher & Lyric, SHBA-ja nuk është vendi më i mirë për të rritur një familje. Në fakt, ajo renditej si një nga vendet më të këqija për të rritur një familje, veçanërisht për numrin e vrasjeve në shkollat e mesme dhe koston e lartë të kujdesit për fëmijët.

Blogerët renditën 35 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në rreth 1.000 faktorë me peshë të cilat mund të kategorizohen si më poshtë

Siguria (shkalla e vrasjeve për frymë)

Kostoja (% e të ardhurave neto që shkon drejt kostove të kujdesit për fëmijë, kostot e kujdesit shëndetësor)

Lumturia (anketimi i Raportit të Lumturisë Botërore, rezultati i pabarazisë në indeksin GINI të renditur nga Banka Botërore)

Shëndeti (shkalla e vdekshmërisë së nënave, pjesa e popullsisë e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mbi kufijtë e OBSH)

Edukimi (shkalla e regjistrimit në shkollë, ecuria e leximit dhe matematika e 15-vjeçarëve)

Koha (orët mesatare që punojnë të rriturit në vit ashtu siç mblidhen nga OECD)

Duke pasur parasysh këto faktorë, 5 vendet e para ku është më e lehtë të rrisësh një familje janë Luksemburgu, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda./SCAN-TV/
Burimi: Business Insider

Lini një koment!