Franca planifikon të krijojë 160,000 vende pune deri në vitin 2021

Kryeministri i Francës Jean Castex është duke lëshuar 100 miliardë euro në kuadër të planit për dalje nga gjendja e krijuar me COVID-19, duke krijuar 160.000 vende pune deri në vitin 2021. Çelësi është që të investohet në “sektorët e së ardhmes” dhe të ndalohet humbja e vendeve të punës. Janë tri prioritete: fokusimi në transportin e gjelbër dhe banim, bërja e industrisë më konkurruese dhe promovimi i kohezionit social e territorial. Zhvillimet në fusha tjera:

Policia në Nuremburg të Gjermanisë kishte mbyllur një ngjarje me skutera të një influencuesi në Youtube. Claudius Vertesi kishte tërhequr një turmë prej 500 të rinjsh të cilët ishin mbledhur pa maska dhe nuk mbani distancë sociale, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Spanja në anën tjetër ka pasur 3.663 raste të reja në 24-orët e fundit, bashkë me ishullin e Islandës i cili është rast për shqetësim kohëve të fundit. Ishulli kohëve të fundit ka pasur fluks të migrantëve.

Reklama e sponzorizuar

Çekia poashtu ka pasur rritje të rasteve dhe ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech ka thënë se masat mund të rikthehen në Pragë.