Këtë veturë mund ta vozitni pa patentë shofer, kaq është çmimi i saj

Aixam’ është vetura franceze, të cilën mund ta vozitni pa pasur nevojë fare për një patent shofer

Kjo veturë është prodhuar nga Peugeot në Francë, të cilët janë inspiruar nga skuterët dhe veturat, kështu duke e sjellur në një kombinim të vetëm, veturën ‘Aixam’.

Gjatësia e saj është 2 metër e gjysmë dhe ka një dizajn unik.

Reklama e sponzorizuar

Kjo veturë ka një motor prej 400 kubikë, me karburant diesel, ku shpejtësia maksimale që arrin është 45 kilometër në orë.

‘Aixam’ lejohet të vozitet pa patentë shofer të veturës, vetëm se duhet patjetër që të keni lejen e qarkullimit për skuterë apo motorr.

Çmimi i kësaj veture fillon nga 8.999 euro dhe rritet varësisht modelit apo specifikave që zgjedhni për veturën.