Më 2019, 215 punëtorë morën paga pa dalë fare në punë

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se vitin e kaluar tetë ministri të Qeverisë së Kosovës kryen pagesa të parregullta, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit për 1 milion e 21 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Bëhet fjalë për 215 të punësuar që morën paga pa dalë fare në punë. Kjo shumë e pagesave është kryer për stafin e angazhuar sipas Marrëveshjes së Brukselit, por të cilët janë paguar pa dalur fare në punë.

“Natyra e këtyre pagesave është materiale, për shkak të mungesës së një baze të qartë ligjore, dhe se as Marrëveshja e Brukselit nuk përcakton një mënyrë të tillë të pagesave”, thuhet në raportin e Auditorit “Raporti Vjetor i Auditimit 2019”. /Buletini Ekonomik/

Lini një koment!