“Problemet” e inovacionit: A do të shkurtojë vende pune dhe si “t’i ruheni” ndryshimeve të tregut të punës?

Një nga tendencat në industrinë e softuerave gjatë viteve të fundit ka qenë Automatizimi i Procesit Robotik (RPA-Robotic Process Automation). Në terma të thjeshtë, RPA është thjesht aftësia e një programi kompjuterik për të kryer detyra të përsëritura duke ndjekur një sërë rregullash.

Madhësia e tregut të RPA-së ishte rreth 1 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe parashikohet të rritet me 33 përqind deri në 2027. Lehtësia e përshtatjes për RPA dhe numri i problemeve që që RPA mund të zgjidhë përkatësisht kanë çuar në investime të konsiderueshme në këtë sektor. Ndërsa shifrat aktuale të investimeve për vitin 2019 janë ende për tu deklaruar, në vitin 2018 u deklaruan mbi 2 miliardë dollarë investime.

RPA është pranuar shpejt nga shoqëria dhe parashikohet të bëhet universale gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas Deloitte. Sidoqoftë, teknologjia ka dëshmuar se është evazive deri më tani. Një nga arsyet kryesore për këtë është mbështetja në gjykimin dhe njohuritë njerëzore. Kjo nuk lidhet vetëm me aftësinë  e vendimmarrjeve por dhe me aftësinë e ndërthurjeve të teknologjisë.

Reklama e sponzorizuar

Me përparimin e shpejtë në teknologjitë e Inteligjencës Artificiale (AI) si Analiza e të folurit, Përpunimi i Gjuhës Natyrore, Njohja e Imazhit dhe Mësimi i Makinerisë, etj., tani është e mundur që softueri të mundësojë të dyja – vendimmarrjen, si dhe ekzekutimin e detyrave. Gartner në të vërtetë shpiku termin “hiper-automatizim” për të përshkruar këtë lidhje të RPA dhe AI. Ai ka parashikuar hiper-automatizimin si një nga 10 tendencat kryesore të teknologjisë për vitin 2020. E thënë thjesht, hiper-automatizimi i referohet paketimit të zgjuar të mjeteve të automatizmit me aftësi njohëse dhe inteligjencë.

Megjithëse përdorimi i hiper-automatizimit është një term relativisht i ri, nocioni i Automation Intelligent (IA) ka qenë prej shumë kohësh ekzistent. Deloitte e kishte përshkruar atë si epokën e re të inovacionit. Sidoqoftë, rritja dhe adoptimi i saj fenomenal është një ndodhi e kohëve të fundit.

Disa nga sektorët që kanë të ngjarë të preken janë kujdesi shëndetësor, siguracionet, udhëtimi dhe turizmi, dhe ndoshta punëdhënësi më i madh i vetëm në shumicën e vendeve – qeveria.  Kjo paraqet një dilemë shumë interesante. Nga njëra anë, shpejtësia e ofrimit të mallrave dhe shërbimeve do të përmirësohet në mënyrë drastike. Sidoqoftë, nga ana tjetër, ulja e kërkesës për prezencën njerëzore do të ketë një ndikim në numrat e punësimit, duke pasur parasysh që këta sektorë përfaqësojnë kolektivisht më shumë se 35 përqind të pjesës totale të fuqisë punëtore. Disa punë, dhe ndoshta disa funksione mbështetëse, thjesht do të pushojnë së ekzistuari.

Prandaj është e rëndësishme që organizatat të përgatiten për këtë realitet të ri duke u përqëndruar në dy fusha të gjera. Së pari, rritja e aftësive nga njerëzit. Së dyti, investoni në një program të strukturuar inovacioni.

Megjithatë, gjithnjë ka ekzistuar frika se inovacion do të shkurtojë vende pune. Megjithatë, kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë, pasi edhe pse inovacioni nxjerr nga puna disa, krijon vende të reja pune që nuk kanë ekzistuar më para për disa të tjerë. Ndaj gjëja më e mirë që mund të bëni për t’u përgatitur është të mësoni të përditësoheni me zhvillimet më të reja të tregut të punës. /SCANTV/
Burimi: Dailyo