“Qeveria do t’i rishikojë projektet për hidrocentralet”

Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Belrim Kuçi në debatin e organizuar nga Lëvizja “FOL” lidhur me shfuqizimin e vendimit për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve, ka thënë se baza ligjore për hidrocentralet ka të bëjë me Ligjin për Ujëra dhe Energjinë si dhe dokumentet që votohen nga Qeveria.

Ai po ashtu ka thënë se aplikuesit duhet të marrin leje edhe nga autoritetet lokale dhe ZRrE-ja, pëlqimi mjedisor dhe leja ndërtimore.

“Deri më tash nuk kam parë ndonjë vendim nga Qeveria për ndaljen e punimeve të hidrocentraleve, përjashto vendimin qe ka marrë ish-ministrja e fundit, por që këtë e ka bërë për shkak të pandemisë”, ka thënë ai.

Kuçi ka bërë të ditur se Qeveria ka hartuar planin për rishikim të projekteve dhe se do të ketë mbikëqyrje të rreptë.

Ai ka mirëpritur themelimin e Komisionit hetues nga Kuvendi i Kosovës për këtë çështje, raporton EO.

“Kosova ka nxitë prodhimin e energjisë së ripërtërishme ku hynë edhe hidrocentralet. Një defekt që kam parë është se procedurat e rrepta të mbikëqyrje së këtij procesi se nuk janë respektuar sa duhet dhe ne jemi duke shikuar që këto procedura të mbikëqyrej t’i bëjmë më të rrepta”.

Kuçi ka thënë se nuk mund të ndalet në tërësi procesi i ndërtimit të hidrocentraleve, por tha se do të ketë ndryshim të strategjisë.

Ai vlerësoi  se në bazë të lëvizjes së trendëve, mund të mos ketë nevojë për prodhimin e energjisë  nga hidrocentralet.

“Trendët janë duke shkuar që mos me pas nevojë të energjisë nga uji, por nuk mund ta ndalim në tërësi, jemi duke shikuar strategjinë dhe se shpejti do të dalim me një vendim”,  është shprehur Kuçi.

Duke folur për rastin në Deçan, ka thënë se kjo çështje është në procedurë hetimore dhe ende nuk janë lëshuar lejet e duhura për ta konsideruar këtë çështje si të përfunduar.

Ministri Kuçi tha së në vazhdën e ruajtës së ambientit, së shpejti në Qeveri do ta dërgojnë rregullatorin për Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna.

” Për planin hapësinor për Bjeshkët e Nemuna, kemi diskutim me banorët dhe komunat për rreth ku kemi marr sugjerimet e tyre dhe ne do ta dërgojmë ne Qeveri rregullatorin për Parkun e Bjeshkëve të Nemuna”, u shpreh ministri Kuçi. /Ekonomiaonline/

Lini një koment!