Si t’ia bëjmë që të na kushtojë më lirë bileta e fluturimit?

Çmimi i një bilete me aeroplan ndryshon shumë varësisht prej kohës se kur e bleni atë. Në këtë shkrim do të kuptoni se në lartësinë e çmimit të biletës, ndikon shumë dita, java, apo muaji kur e bleni biletën.

Njohja e kohës më të mirë për të rezervuar një fluturim mund t’ju sjellë një marrëveshje shumë më me levërdi me agjencinë e fluturimeve.

Madje në disa raste mund të kurseni qindra dollarë.

Reklama e sponzorizuar

1. Koha më e mirë për të blerë biletë avioni

Nëse një vit më parë e rezervoni biletën për fluturimin tuaj, atëherë sigurisht që do të merrni një çmim shumë më të lirë të biletës. Vitin e kaluar, u bë një studim që analizoi mbi katër milion udhëtime për të regjistruar biletat më të lira dhe u analizua koha kur u blenë ato. Doli se rezervimi i një fluturimi 47 ditë përpara ishte koha ideale për të marrë biletë më çmimin me të lirë.

Po ashtu, para se ta blini biletën, shikoni se a janë të plotësuara të gjitha vendet me udhëtarë në fluturimin tuaj. Këtë mund ta bëni duke shikuar në hartën e ulësve. Nëse ka shumë vende të lira në Aeroplan, çmimet mund të ulen për të tërhequr sa më shumë klientë.

Jini fleksibil: Merrni tarifat më të ulëta duke zgjedhur fluturimet që njerëzit e tjerë nuk i dëshirojnë. Ta zëmë, fluturimet në gjashtë të mëngjesit, apo brenda natës, mund t’ju kursejnë shumë.

Shmangni pushimet: Fluturimet në kohën e pushimeve (verës apo në fundvit) janë gjithmonë më të shtrenjtat. Përpiquni të udhëtoni disa ditë para pushimeve nëse doni të merrni biletë me çmim me të lirë!

2. Dita më e përshtatshme për rezervim

Sipas FareComp, koha më e mirë për të rezervuar është dita e martë. Ideale do të ishte që rezervimi të kryhet në mengjes. Shumë kompani ajrore fillojnë shitjet e biletave të hënën vonë, kështu që çmimet e reja do të jenë në dispozicion për të nesërmen.

Shmangni fillimin dhe mbarimin e javës së punës, për të kryer rezervime. Në këtë kohë, aeroplanet janë të mbushur plot dhe sigurisht edhe çmimi i biletës do të rritet.

Në përgjithësi, dita e martë, e mërkure dhe e shtune, llogariten si ditë ku ka më pak fluturime, kështu që biletat shpesh janë më të lira në këto ditë. E premtja dhe e diela janë ditë me të zëna, prandaj edhe më të kushtueshme.

3. Platformat që mund t’ju ndihmojnë

Platformat online mund t’ju ndihmojnë shumë për të parë çmimet e biletave në kohë reale. Shembull me aplikacione si FareComp — do të merrni njoftime me tekst ose email duke ju njoftuar kur bien çmimet ose kur rriten, duke ju dhënë mundësinë për të negociuar një çmim sa me të leverdishëm për ju.

AirFareWatchDog po ashtu ofron këshilla se si të merrni çmimin më të ulët në destinacionin tuaj të zgjedhur. Edhe TripAdvisor ka kapacitete të mjaftueshme për t’ju ndihmuar të gjeni fluturimin që është i përshtatshëm për ju me çmimin më të ulët.

4. Blini biletat individualisht

Disa ekspertë thonë se ju mund të kurseni para në bileta aeroplani duke i blerë ato individualisht dhe jo në grup.

Do të duhet më shumë kohë, blerja e biletave një nga një, në vend se të blini njëkohësisht.  E thënë ndryshe, nëse ka një biletë 100 dollarë dhe një biletë 200 dollarë dhe i blini së bashku, shpesh do të merrni tarifën 400 dollarë. Blerja e tyre veç e veç ju mundëson ta merrni biletën me 100 dollarë. /Buletini Ekonomik/