FAO: Çmimi botëror i ushqimit shënon rritje prej 6 muajsh

Duke lëvizur lartë për të tretin muaj radhazi, çmimet globale të ushqimit arritën kulmin prej 6 muajsh në gusht, tha sot Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i çmimit të ushqimit u rrit 2 për qind në bazë mujore, mesatarisht 96.15 muajin e kaluar, pasi dobësimi i dollarit amerikan siguroi mbështetje për çmimet ndërkombëtare të shumicës së mallrave bujqësore, tha FAO.

Më tej thuhet se në gusht rritjet e çmimeve ishin më të theksuara për sheqerin dhe vajrat bimorë dhe gjithashtu me rritjen e çmimit të drithërave, megjithëse më modeste.

Nga ana tjetër, vlerat e mishit dhe qumështit mbetën të qëndrueshme në nivelet e tyre sa ishin në korrik.

Indeksi i çmimeve të ushqimit është një indeks me peshë të tregtisë që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të 5 grupeve kryesore të mallrave ushqimore.

Indeksi i çmimit të sheqerit ishte mesatarisht 81.1 pikë në gusht me 6.7 për qind më shumë se muajin e kaluar.

Rritja e fundit nga muaji në muaj pasqyroi perspektivën e reduktimit të prodhimit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në Bashkimin Evropian si dhe në Tajlandë, eksportuesja e dytë më e madhe në botë e sheqerit.

Indeksi i çmimit të qumështit ishte mesatarisht 102.0 pikë muajin e kaluar, pothuajse i pandryshuar nga korriku.

Indeksi i çmimit të vajit bimor ishte mesatarisht 98.7 pikë në gusht, duke u rritur me 5.9 për qind nga muaji në muaj për të arritur nivelin më të lartë që nga janari 2020.

Indeksi i çmimit të drithërave ishte mesatarisht 98.7 pikë në gusht, 1.9 më shumë se në korrik.

Indeksi i çmimit të mishit ishte mesatarisht 93.2 pikë në gusht, pothuajse i pandryshuar nga vlera e tij në korrik.

Lini një koment!