Qeveria shpenzoi mbi 534 milionë euro vetëm gjatë tremujorit të dytë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në tre mujorin e dytë të 2020-tës.

Në bazë ë kësaj, shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme në këtë periudhë ishte 587.2 milionë euro, kurse 534.9 milionë ishin shpenzimet

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 47.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (35.1%); kompensimi i punëtorëve (32.2%); formimi i kapitalit bruto (11.1%); dhe konsumi i ndërmjetëm (8.8%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve, thuhet në komunikatën e ASK-së.