Sërish telashe me ujë në Prishtinë, dëmtohet një nga arteriet kryesore të furnizimit

Përsëri pa ujë kanë mbetur disa lagje të Prishtinës. Këtë herë, sipas një njoftimi nga Ujësjellësi, fajtor është dëmtimi në linjën Badovc-Prishtinë, në orët e para të së premtes.

Në njoftim theksohet se kjo është ndër arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë, por edhe ndër më të vjetrat në funksion.

Ajo përfshin në degëzimin fillestar Graçanicën, Hajvalinë, Veternikun e Prishtinën me zonat e Matit, Bregut të Diellit dhe Aktashit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se “ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë”.

Ka disa ditë që banorë të disa lagjeve në kryeqytet kanë probleme me furnizim me ujë.

Lini një koment!