Hoteli i parë në botë i mbuluar i tëri me ar

Muret, mobiliet, tavanet, madje edhe banjat… Në dhomat e hotelit me 5 yje, Dolce by Wyndham Hanoi Golden Lake, në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, metali i verdhë është kudo. Janë dashur 11 vite për të përfunduar hotelin luksoz, me një çmim relativisht të përballueshëm… vetëm 200 dollarë/nata për një përvojë super vip

Ari ndodhet kudo. Në mure, mobilie, tavane, madje edhe në banja. Duket si një vepër e mbretit Mida*, hoteli i ri, i hapur në kryeqytetin e Vietnamit, Dolce Hanoi Golden Lake, i pari “gold hotel” në botë, i gjithi (ose thuajse) i veshur me ar 24-karat – ky është hoteli me 5 yje më luksoz në Lindjen e Largët.

Me pamje në ujërat e qeta të liqenit Giang Vo, në Ba Dinh District, në zemër të qytetit të Hanoi, hoteli i ndërtuar nga ‘Hoa Bing Group’ për gjigantin amerikan hotelier ‘Wyndham’, është një shfaqje e shkëlqimit, teprimeve dhe pasurive ekstreme. Me dritaret e mëdha si pasqyrë dhe muret e veshura me ar edhe nga jashtë, qiellgërvishtësi është një far që shndrit në qiellin e qytetit, i dukshëm edhe nga dritaret e avionit në fluturim.

Reklama e sponzorizuar

Janë dashur 11 vite pune për të përfunduar Dolce Hanoi Golden Lake, por asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe qëndrimi – do të jetë si te ‘Një mijë e një net’. Hoteli, 25-katësh, ka 400 dhoma, ndër të cilat edhe disa apartamente (çmimi i dhomave, pavarësisht të gjithave, do të jetë rreth 200 euro/nata, ndërsa apartamentet me qira, 5200 dollarë për metër katrorë). Për ndërtimin e tij nuk është kursyer në asnjë shpenzim…i cili ka kushtuar, 200 milionë dollarë.

Sapo të hyni, do të mirëpriteni nga personeli i qeshur, i cili ju fton ta lini veten të shkoni në kufirin e luksit (ekstrem), ndërkohë që do të mahniteni nga ari, as sa syri mund t’ju kapë, nga sallonet me llambadarë të shkëlqyeshëm, instalimet me lule ekzotike dhe me aromë, dyshemetë me mermer të shtrenjtë etj.

“Ju ndoshta do të pyesni veten, pse gjithë ky ar? Nuk bëhet fjalë për të krijuar një arkitekturë estetikisht fenomenale, por për të ofruar shërbimin më luksoz, i orientuar tek të ftuarit dhe njëkohësisht një strukturë në gjendje të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e tyre – dihet në fakt se ari sjell dobi në shëndetin e njeriut, si për shembull reduktimin inflamacionit.”

Hoteli ka restorante të ndryshme një spa në stilin Zen, një koktej-bar dhe një kafeteri ku gjithçka shkëlqen, duke përfshirë edhe filxhanët të veshur me ar. Por më e bukura vjen në katin e fundit, ku mund të zhyteni në pishinën e parë në botë, e realizuar e gjitha në ar: 24K Gold-Tiled Infinity Pool ka sipërfaqe 200 metra katrorë dhe një pamje të mrekullueshme në liqenin Giang Vo dhe në rrethina. Me pak fjalë, punë sheikësh.

*Mbreti i falshëm Mida kujtohet në mitologjinë greke për aftësinë që shndërronte çdo gjë që prekte në ar. Kjo cilësohej prekja e artë, ose prekja e Midës.