Grante për personat e riatdhesuar në Kosovë

0
5

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka shpallur thirrjen për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar për vitin 2020.

Në këtë thirrje thuhet se kjo po bëhet “me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19”.

Ky është linku ku mund të aplikoni: https://kastori.net/listim/programi-i-vetepunesimit-per-personat-e-riatdhesuar/