Përkeqësohet pozita e Kosovë në raportin e të bërit biznes

Kosova është në mesin e ekonomive të Evropës që për këtë vit ka zbritur për disa vende ambientin e të bërit biznes.

Kështu thuhet në raportin “Vendet më të mira të Evropës për biznes, 2020”, të publikuar nga European Chamber.

Këtë vit, Kosova radhitet në pozitën e 40-të nga 46 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 38-të ku ka qenë vitin e kaluar, shkruan Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas raportit, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Zvicra janë pesë vendet e para për të bërit biznes në Evropë.

 

Kurse, në pozitë më të keqe gjendet Moldavia, Rusia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovia dhe Ukraina.

European Chamber tregon se të dhënat janë bazuar nga raporti i Bankës Botërore i të Bërit Biznes dhe Indeksi i Përceptimit të Korrupsionit të Transparency International.