Jo më në tregjet e aksioneve – Ku po i investojnë milionat njerëzit e pasur?

Menaxheri më i madh në botë i pasurisë tha që klientët e tij ultra të pasur tani kanë rritur kapitalin e vet dhe po shikojnë zona me pak likuiditet për të investuar.

UBS, banka më e madhe private në botë, e njohur gjithashtu si një “kështjellë e miliarderëve” tha se gjatë rënies në tregjet e aksioneve disa nga klientët më të pasur të bankës morën hua për të investuar miliarda në tregjet e aksioneve.

Por tani, pasi kanë përfituar masivisht, ata kërkojnë të investojnë ato para në asete private dhe pasuri të paluajtshme.

UBS tha që klientët e saj më të pasur mund të investojnë në pasuri të patundshme banimi, kapital privat, etj.

Ndërsa këto parashikime vlejnë për të gjithë klientët, Stadler mendon se këto parashikime vlejnë më së shumti për klientët e saj të pasur në Azi dhe pret që tregjet e aksioneve të humbasin terrenin për pjesën tjetër të vitit 2020.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

Lini një koment!