Te “Qafa” nuk do të ketë rrymë deri në mbrëmje shkaku i punimive

0
2

KEDS ka njoftuar se në lagjen se në lagjen Qafa në Prishtinë po bëhen punime, ndërsa për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike deri në ora 21:00.

“Në #LagjenQafa ekipet tashmë kanë larguar trafon dhe kthinat e vjetërsuara për t’i zëvendësuar me të reja. Njëkohësisht, atje po punohet në kokat e reja kabllovike, të cilat mund të përballojnë kapacitetet e rritura energjetike. Këto punime do të zhvillohen në intervalin kohor nga 09:00 deri në 21:00, me ç‘rast do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje”, thuhet në njoftim të KEDS-it.