Cilat janë kostot shtesë krahas kamatës që aplikojnë bankat kur merrni kredi?

Kredi janë paratë që i marrim hua, me detyrimin për t’i kthyer në kohë së bashku me interesin.

Kreditë mund të merren nga burime formale – institucione të rregulluara (p.sh. bankat, institucionet mikro financiare dhe institucionet e tjera financiare) dhe burime joformale (p.sh. miqtë dhe të afërmit).

Institucionet e rregulluara janë nën rregulloren dhe mbikëqyrjen e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë janë informatat që duhet t’i dini para se të merrni kredi në bankë:

Norma e Interesit: Përqindja e shumës totale të kredisë të cilën e paguan huamarrësi për përdorimin e parave të huazuara dhe zakonisht paguhet në bazë mujore.

Norma Efektive e Interesit: Norma totale e interesit, e cila i përfshin të gjitha shpenzimet e kredisë (kredia plus norma e interesit, shpenzimet administrative).

Shuma e kredisë: Shuma të cilën mund ta merrni hua. Afati për pagesën e kredisë: Periudha kohore brenda të cilës duhet patjetër të kthehen mjetet e kredisë.

Komisionet/Tarifat: Shpenzimet administrative, shpenzimet tjera lidhur me kredinë (sigurimi i kredisë, sigurimi i hipotekës).

Kolaterali/Mbulesa: Kolaterali/Mbulesa i/e nevojshëm/me që e leni peng që ju të mund të merrni kredi. Banka mund të ju kërkoj kolateral/mbulesë të caktuar, pëlqim të garantuesit ose ndalim administrativ që të mund të merrni kredi.

Burimi: BQK