Pesë ide për të filluar biznes nga shtëpia gjatë pandemisë

Përhapja e koronavirusit ka ‘tronditur’ ekonominë globale. Përpjekjet e të gjitha shteteve janë drejtuar në luftimin e pasojave aktuale ekonomike dhe atyre të ardhshme të shkaktuara nga Covid-19.

Ndërsa vazhdon kjo krizë globale ekonomike, pritet që bizneset të mos kthehen në normalitet për një kohë të gjatë. Edhe sjellja e konsumatorit do të marrë një kthesë të re. Hezitimi i konsumatorëve për të kryer blerjet si në të kaluarën, do të jetë evident, me çka do të ndikojë në ndryshimin e mënyrës konvencionale të shitblerjeve.

Të gjendur në këtë situatë, atëherë, si duhet vepruar?

Biznesi i së ardhmes do të jenë platformat online. Kjo do t’i japë mundësi secilit që të krijojë biznes nga shtëpia duke përdorur internetin. Në këtë shkrim do të mësoni gjithçka që duhet të dini për idetë më të kërkuara të biznesit në internet.

Më poshtë është lista e pesë ideve për biznes nga shtëpia.

– Nisni biznesin tuaj të konsulencës në internet

– Filloni mësimin online

– Filloni karrierën si “freelancer”

– Biznes online për shitje dhe marketing

– Biznes me “delivery”

  1. Nisni biznesin tuaj të konsulencës në internet

Nëse keni ndonjë aftësi tjetër, ta zëmë jeni fotograf, do të jetë e lehtë për ju të filloni me një biznes konsulence në internet. Ju mund të lidheni virtualisht me klientët tuaj përmes një portali online. Më poshtë gjene një listë me disa ide të sugjeruara të biznesit online për konsulencë, me të cilat mund të shkoni përpara.

Filloni me klasat tuaja në muzikë

Filloni me seancat tuaja të konsulencës në palestër

Filloni me klasat tuaja online në gatim/furrë

Filloni me biznesin e dietave online

Filloni orët tuaja të fotografisë në internet

Pse ia vlen kjo ide?

Gjatë dhe pas periudhës së karantinës, njerëzit do ta kenë të vështirë të dalin dhe të bashkohen në grupe apo klasa për shkak të këtij makthi pandemik. Për më tepër, gjatë kësaj faze bllokimi, njerëzit janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja.

Eshtë shumë e lehtë për të filluar!

Për ta vendosur biznesin tuaj të konsulencës në internet, duhet të bëni një investim fillestar të vogël. Gjithçka që ju nevojitet është:

Një platformë në internet për të filluar.

Një zyre me bazë në shtëpi.

Instrumente speciale, të tilla si një aparat fotografik për një klasë fotografie, instrumente muzikore për klasa muzikore, ose përbërës gatimi për klasat tuaja të gatimit.

Dhe vazhdoni përpara!

2. Filloni mësimin online

Rreth 1 miliardë e 716 milionë nxënës janë prekur nga pandemia. Ekspertët besojnë se 99.4% e të gjithë studentëve në botë po vuan për shkak të mbylljes së institucioneve arsimore. Këto shifra tregojnë më së miri se sa shumë është i nevojshëm dhe i kërkuar në këtë kohë mësimi online.

Nëse vini nga lëmia e arsimit ose jeni profesionist në aplikimin e mësimit online, atëherë ju jeni në vendin e duhur. Fillimisht vendosni klasat tuaj të mësimit në internet dhe vendosni një çmim për ata që ju ndjekin. Kjo është një ide e shkëlqyer e biznesit nga shtëpia.

Pse ia vlen si ide?

Prindërit dhe studentët janë të shqetësuar për shkak të mbylljes së shkollave dhe fakulteteve. Të gjithë janë në ankth për të gjetur mësues të mirë në internet për të kompensuar humbjet. Njerëzit kanë filluar të përqafojnë metoda jokonvencionale të shkollimit nga shtëpia.

Mësuesit online po kërkohen në masë të madhe. Edhe pasi të kalojë pandemia,  prindërit do të vazhdojnë të kërkojnë platforma ku aplikohet mësimi online. Krejt çka ju duhet të bëni është të ofroni materiale studimore në kanalin e juaj në internet dhe kurrikulë profesionale që mund të tërheq vëmendjen e studentëve. Kjo ide e re e biznesit po lulëzon me një ritëm shumë të shpejtë.

3. Filloni karrierën si “freelancer”

Ka platforma të shumta të tilla si Freelancer, 99designs, Fiverr, etj që ju ndihmojnë të lidheni me punëdhënësit bazuar në aftësitë tuaja. Ose thjesht mund të lansoni platformën tuaj të pavarur. Konsiderohet si një nga idetë e mira të biznesit për të filluar me më pak investime.

Ju mund të kërkoni për projekte të tilla si:

-Projekt për krijimin e faqeve në internet

-Marketingu i pavarur i përmbajtjes

-Marketingu i mediave sociale

-Aktivitete në internet – PR

-Projektet e marketingut dixhital

-Projektet e shitjeve

Sipas aftësive tuaja, ju mund të zgjidhni një projekt dhe mund të filloni të punoni në të. Koncepti i zyrës virtuale po merr shumë vëmendje nga punëdhënësit, si dhe nga punonjësit.

4. Biznes online për shitje dhe marketing

Ka kërkesë të madhe për agjentet e shitjeve dhe marketingut!

Nëse mendoni se jeni të zhdërvjellët në oratori dhe mund ta drejtoni një bisedë, atëherë keni përparësi të mëdha në këtë lëmi. Shitjet dhe punët e marketingut po lulëzojnë në platformat online.

Sidoqoftë, idetë e sipërpërmendura për fillim të një biznesi online më shumë targetojnë profesionistë të aftë, andaj pyetja që duhet të shtrohet është: po për pjesën tjetër të njerëzve?

Në rast se nuk përshtateni me ndonjërën prej ideve më lartë, mos u shqetësoni! Ende ka shumë ide fitimprurëse të biznesit për ju!

5. Biznes me “delivery”

Aktualisht, bota po preferon mënyrën e blerjes në internet. Dhe kjo do të vazhdojë edhe pas COVID-19. Shumë prej kompanive ekzistuese të ofrimit të ushqimit në internet veçse janë në treg. Dhe po bëjnë mirë, por pak nga këto biznese përqendrohen në dërgesat e ndryshme të mallrave (delivery). Kjo mund të jetë një pikë kthese për fillimin e biznesit tuaj të shpërndarjes së produkteve.

Shembull, mund të kryeni dërgesa për:

-Produkte farmaceutike

-Alkool

-Dërgesa të produkteve ushqimore

-Dhe për nevoja ditore të ndryshme

Biznesi me “delivery” është një biznes që kërkon pak investim, por ka kthim të madh në investim. /Buletini Ekonomik

Marrë nga: www.jungleworks.com

Përktheu: Buletini Ekonomik

Lini një koment!