PBB-ja e Eurozonës u tkurr me 11.8%

Pandemia e koronavirusit të ri(COVID-19) ka goditur ndejshëm Prodhimin Bruto të Brendshëm të Bashkimit Evropian (PBB), që është tkurrur me 11,4 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

PBB-ja e zonës së euros gjithashtu u tkurr 11,8 për qind në periudhën prill-qershor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha Eurostat.

“Këto ishin tkurrjet më të thella deri më tani të vërejtura që nga fillimi i matjeve në vitin 1995”, tha zyra e statistikave.

Zona e euros ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euron, ndërsa BE27 përfshinë të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, PBB-ja në bllokun me 27 anëtarë ra me 3,3 për qind tremujor pas tremujori dhe regjistroi një rënie prej 3,7 për qind në zonën e euros.

Në bazë vjetore, PBB u ul me 14,7 për qind në zonën e euros dhe me 13,9 për qind në BE në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas –3,2 për qind dhe –2,7 për qind përkatësisht në tremujorin paraardhës.

Eurostat tha se ekonomia e Spanjës tregoi performancën më të dobët me tkurrje të tremujorit prej 18,5 për qind në periudhën prill-qershor, ndërsa rënia më e ulët e PBB-së u vërejt në Finlandë.

Lini një koment!