Qeveria e Britanisë së Madhe: Puna nga shtëpia po e dëmton ekonominë

Qeveria e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se puna nga shtëpia po dëmton ekonominë, deri sa frika e bizneseve po rritet në vazhdën e pandemisë COVID-19.

Kështu ka thënë për BBC-në, sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, duke shtuar se “ekonomia duhet t’i kthejë njerëzit në punë”, përcjell Telegrafi.

Ai tha se bllokimi nga pandemia, ka dërguar në “tkurrjen masive të ekonomisë”.

“Ne po përpiqemi të rikthehemi sa më fuqishëm që të jetë e mundur”, tha ai, edhe pse sindikatat dhe një zyrtar i Bankës së Anglisë sugjerojnë që një kthim i shpejtë në ambientet e punës nuk ka gjasa të ndodh.

Raab pranoi se ka të ngjarë se shumë punë në të ardhmen do të kryhen në distancë.

“Është e rëndësishme të dërgojmë një mesazh që duhet të rimëkëmbim dhe funksionimin e Britanisë së Madhe, duke lëvizur ekonominë në të gjithë fushat”, tha Raab.

Ai pranoi se kthimi në ambientet e punës mund të ndodhte në “disa faza “.

Raab sugjeron që punëtorët të mos kthehen në zyre, nëse ka një arsye për të mos e bërë atë.

Të dhënat e dy muajve të fundit nga Zyra britanike e Statistikave tregojnë se ka pasur një rritje të punëtorëve që udhëtojnë për të punuar në vendet e punës, krahasuar nga ata që punojnë nga shtëpia.

Statistikat zbuluan se 57 për qind e punëtorëve në shtatë ditët e fundit kishin udhëtuar për të punuar në zyre, ndërsa 20 për qind kishin punuar nga shtëpia. 

Lini një koment!